Stilet e flokëve më të nxehta për këtë verë - Bota Sot
E mërkurë, 16 tetor 2019
  • Stilet e flokëve më të nxehta për këtë verë

    Cilat janë stilet më të mira të flokëve, për muajt e nxehtë që po vijnë? Është një zgjedhje treshe, në mes të tre zgjedhjeve?

    Qethja e shkurtër dhe prerja e hollë e flokëve, fillimisht janë popullarizuar në vitet 20’ dhe kanë filluar të zgjerojnë gamën, si pjesë e pashmangshme e dukjes.

    Mund të stilohen në disa mënyra, si të lëmuar apo të fryrë. Forma e rrumbullakësuar, që është versioni i gjatë i qethjes, është imituar nga shumë yje dhe u bë një stil i flokëve, që i shkoi për shtati gati të gjithëve.

    Stilimi që përfshinë shtrirje të flokëve deri te krahët, mund të bëhet edhe një bishtalec i bukur apo të krijohet një kapje elegante e flokëve, pa pasur nevojë për orë të tëra nën të nxehtin e tharësit të flokëve. Pamja e guximshme me flokë të thjeshtë, është e shkëlqyer për ata që duan të dalin, sapo të kenë bërë dush. 

1 / 11