E bardha, çdoherë “in” e sidomos gjatë verës - Bota Sot
E enjte, 17 tetor 2019
  • E bardha, çdoherë “in” e sidomos gjatë verës

    Kombinimet në të bardha janë ideale për të gjitha stinët e vitit, sepse sjellin freskinë, përderisa yjet i veshin në tepihun e kuq pothuajse për çdo ditë.

    Aktorja e njohur Anne Hathaway në fustanin e gjatë të shtëpisë së modës “Prabal Gurung” ka zbuluar stilin e përsosur të flokëve për t’u paraqitur në rolin e ‘femrës mace’ në filmin e ri për Batman. 

    Për bukuroshen Blake Lively, e bardha do të thotë të jesh ‘in’ kudo dhe përherë. Ajo për një takim pune ka përzgjedhur një fustan elegant nga shtëpia e modës “Marchesa”. 

    Manekinia dhe aktorja Rosie Huntington-Whiteley, fustanin e bardhë nga shtëpia e modës “Max Mara” e ka kombinuar me motive kafshësh.

1 / 11