Fustani i nusërisë që ka “pushtuar” rrjetet sociale - Bota Sot
E hënë, 19 nëntor 2018
  • Fustani i nusërisë që ka “pushtuar” rrjetet sociale

    Jemi ende në kohë dasmash dhe pothuajse pjesa më e madhe prej nesh njeh dikë që këtë verë-vjeshtë do të marr hapin e madh.

    E ndërkohë që flasim për dasmat, ato nuk mund të konceptohen pa fustanet e nuseve. Në këtë artikull, ne do t’ju tregojmë për një nga fustanet e nuseve më të pëlqyer dhe komentuar në Pinterest.

    Ky fustan i stiluar nga shtëpia e modës australiane “Grace Loves Lace” është pëlqyer dhe ruajtur në Pinterest më shumë se 2.5 milionë herë, duke e kthyer atë në fustanin më popullor të mediave sociale. Bëhet fjalë për një fustan nuseje të këndshëm, stil bohemian, perfekt për dasma të organizuara në mjedise të jashtme apo plazhe. Ju do të pyesni për çmimin e tij tani apo jo? Sikurse shkruan “Elle Magazine”, ky fustan kushton 1870 dollarë. Çmim i arsyeshëm, duke menduar çmimet e zakonshme të qerasë së fustaneve. Në galerinë e fotove, shihni edhe më mirë fustanin në fjalë. Ku i dihet, ndoshta mund t’ju inspirojë.

1 / 4
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat