Rihanna nxjerr në shitje vilën e saj luksoze dhe shkak për këtë u bë fansi i saj - Bota Sot
E premte, 14 dhjetor 2018
  • Rihanna nxjerr në shitje vilën e saj luksoze dhe shkak për këtë u bë fansi i saj

    Muaj më parë një fans i Rihannës arriti të kalojë sistemin e komplikuar të sigurisë që kishte vendosur këngëtarja duke u futur në shtëpinë e saj, ku e priti për 12 orë.

    Tashmë 27-vjeçari është arrestuar dhe akuzohet për përndjekje, shkelje në pronë private pa leje, vandalizëm dhe kundërshtim ndaj forcave të rendit.

    6 muaj pasi fansi i fiksuar pas saj u pa në territorin e shtëpisë me vendodhje në Los Angeles, bukuroshja e ekranit ka vendosur ta shesë nga frika.

    Shtëpia luksoze e këngëtares me famë botërore, është në shitje për 7.4 milionë dollarë.

1 / 6
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test