Option de renouvellement

Football

Option de renouvellement

Moi : 29 novembre 2026 Në ora : 13h52
Bruno Fernandesh

Mançester Junajtid ka aktivizuar opsionin për të zgjatur kontratën e kapitenit  Bruno Fernandesh edhe me një vit, duke e mbajtur atë në “Old Trafford” deri në vitin 2028. 32-vjeçari ishte në vitin e fundit të kontratës së tij, por United kishte përfshirë një klauzolë që i lejonte klubit ta zgjaste marrëveshjen edhe për 12 muaj të tjerë, opsion të cilin tashmë e ka shfrytëzuar.

Drejtori ekzekutiv i Junajtid, Omar Berrada, deklaroi javën e kaluar se klubi ishte në bisedime për t’i ofruar Fernandesit një kontratë të re. Megjithatë, mesfushori reagoi menjëherë duke bërë të ditur se i kishte pezulluar negociatat për t’u përqendruar te rezultatet në fushën e lojës.

“Klubi më ka ofruar një kontratë të re, kështu që mendoj se kjo tregon se nga ana e tyre ekziston dëshira që unë të qëndroj”, u shpreh ai në atë kohë. Fernandesh ka tërhequr më parë interesimin e klubeve nga Arabia Saudite dhe Galatasaraji, por në fund ka zgjedhur të vazhdojë aventurën te Mançesteri.

Nëse Junajtid nuk do ta kishte aktivizuar këtë opsion, Fernandes do të kishte pasur mundësinë të negocionte me klube të huaja për një transferim gjatë verës, duke filluar nga 1 janari. I transferuar në vitin 2020 nga Sportingu, Fernandesh ka shënuar 115 gola në 343 ndeshje me fanellën e Junajtid.

Ai realizoi edhe dy golat e parë të epokës së trajnerit të ri, Mauricio Poçetino, në barazimin 2-2 ndaj ish-klubit të tij të mërkurën. Megjithatë, mesfushori mungoi në stërvitjen e së premtes për shkak të një viroze dhe mbetet në dyshim për ndeshjen e së shtunës kundër Brentford.

Aujourd'hui, vous pouvez lire Parcourez les couvertures