Kampioni i Botës do t’i bashkohet Bayern në janar për 85 mln €

Futboll

Kampioni i Botës do t’i bashkohet Bayern në janar për 85 mln €

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 21:35
Lucas Hernandez

Bayern Munich pritet të finalizojë blerjen e mbrojtësit të Atletico Madrid, Lucas Hernandez, në janar për një shifër 85 mln euro. 

Kjo është shifra që kërkohet për lojtarin nëpërmjet klauzolës së lirimit dhe do të paguhet nga bavarezët më 1 janar si pjesë e projektit të ri që po ndërtohet. 

Francezi kampion bote është dëmtuar në ndeshjen ndaj Alaves dhe si pasojë u detyrua të dalë nga loja. 

Megjithëse Lucas ka rinovuar me Atleti-n deri më 2024 gjatë verës së kaluar, ai tani është pranë largimit. 

Bayern kërkon ta blindojë mbrojtësin me një kontratë katërvjeçare në Allianz Arena. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat