Schick pranon ritkhimin te Sampdoria pas dështimit te Roma

Futboll

Schick pranon ritkhimin te Sampdoria pas dështimit te Roma

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 08:20
Patrik Schick

Dështimi i Romës, Patrik Schick besohet se ka marrë dritën e gjelbërt që të shkojë si huazim te ish-klubi i tij, Sampdoria.

Lojtari 22 vjeçar ishte nënshkruar nga Roma në verën e vitit 2018 për një total prej 14 milionë eurosh plus tetë milionë euro të tjera në formë bonusesh.

Sidoqoftë, ai ka dështuar që të përmbushë pritjet, duke arritur qët ë shënojë katër gola në 41 ndeshjet konkurruese.

Ishte shpresuar se gjatë lëndimit të Dzekos ai do të gjente rolin e tij të preferuar, pro rezultatet vazhduan të jenë negative.

Sipas Calciomercato.it, Schick ka pranuar situatën e padurueshme dhe se ka nevojë të rigjejë besimin diku si huazim.

Zgjidhja ideale për të është të kthehet si huazim te Sampdoria ku ai ka shkëlqyer para se të fillonte lufta për të mes Juventusit e Romës.

Kjo marrëveshje pritet të negociohet veçmas, pa përfshirë edhe Gregoire Defrel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat