Bayern Munich janë të gatshëm të thyejnë rekordin e klubit në tregun e transferimeve në afatin kalimtar të janarit.
Kampionët e Bundesligës pritet të kompletojnë transferimin e mbrojtësit të Atletico Madrid, Lucas Hernandez.
Mediet e huaja raportojnë se Bayern Munich do të paguajë klauzolën e lojtarit prej 85 milionë euro.
22 vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë gjashtë vjeçare me Bayern Munich.
Lucas Hernandez, i rritur në Atletico, i është bashkuar skuadrës së parë që nga viti 2014, dhe deri më tani ka regjistruar 57 paraqitje.