Balotelli drejt lamtumirës nga Nice, ja trajneri që e do me ngulm

Futboll

Balotelli drejt lamtumirës nga Nice, ja trajneri që e do me ngulm

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 12:18
Mario Balotelli

Eliminimi nga Kupa e Ligës prej Guingamp, duket se ka vendosur përfundimisht edhe të ardhmen e Mario Balotellit. Marrëdhënia e sulmuesit kontravers italian me trajnerin e Nice, Patrick Vieira, është në pikën më të ulët. Pa “Supermario” në fushë erdhi një humbje nga penalltitë, një specialitet i ish-lojtarit të Milanit.

Por, hidhërimi i sulmuesit nuk përfundon këtu. Ai nuk do të llogaritet, në fakt, as për ndeshjen e ardhshme në Ligue 1, që do t’i shohë kuqezinjtë në fushën e Strasbourg. Një zgjedhje e Vieira kjo, që e konfirmoi në konferencënë për shtyp.

Një tjetër goditje për Balotellin, që ende është në “thatësirë” për golin. Zgjidhja, megjithatë, mund të arrijë në fillim të vitit tjetër, me merkaton e janarit te dera. 

Sipas “NiceMatin”, Marseille do të dëshironte t'i rihapte bisedimet me Nice, të ndërprera më herët, këtë vit, kur ishte shumë afër marrjes së sulmuesit italian. Rudi Garcia po këmbëngul për “Supermarion”.

Mundësia e humbjes së lojtarit me kosto zero duket se i nxit kuqezinjtë që ta mbyllin pozitivisht marrëveshjen, e cila do të ishte e mirë për të gjithë. Përfshirë edhe vetë Balotellin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat