Plotësohet dëshira e Valverde-s, mbrojtësi udhëton në Barcelonë për vizitat mjekësore

Futboll

Plotësohet dëshira e Valverde-s, mbrojtësi udhëton në Barcelonë për vizitat mjekësore

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 16:29
Ernesto Valverde

Barcelona ka arritur marrëveshjen e huazimit të Jeison Murillo deri në fund të sezonit. 

Kolumbiani ka mbërritur në Katalunjë për 2 milionë euro dhe Barça ka një opsion për ta blerë përfundimisht për 25 milionë euro. 

Marrëveshja është mbyllur dhe lojtari ka udhëtuar në Barcelonë për t’iu nënshtruar testeve mjekësore, që janë lënë për pasditen e së enjtes.

Nëse gjithçka shkon mirë, atëherë ai pritet të firmosë kontratën e re në mbrëmje. 

Lojtari ishte një kërkesë urgjente e Ernesto Valverde-s, për shkak të dëmtimeve të shumta në prapavijë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat