Ky është gjesti emocionues me tifozin e verbër

Futboll

Ky është gjesti emocionues me tifozin e verbër

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 17:21
Ky është gjesti emocionues me tifozin e verbër

Sulmuesi egjiptian, Mohamed Salah, e priti sot në qendrën stërvitore të Liverpoolit, Melwood, tifozin e verbër të klubit, i cili u bë i famshëm pasi u publikua një video ku shihej ai duke e festuar golin e Salahut.

Kur Salah e shënoi golin në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Napolit, kamerat televizive e kapën një moment ku shihej një tifoz i Liverpoolit duke ia përshkruar golin një kushëririt të tij të verbër.

Mike Kearney ka qenë tifoz i Liverpoolit gjatë gjithë jetës së tij dhe i ka përcjellë të gjitha ndeshjet e gjashtë viteve të fundit në Anfield edhe pse nuk mund t’i shohë atë. Ai ka bërë të ditur se kushëriri i tij ia përshkruan atij momentet më të rëndësishme të ndeshjeve.

“Kushëriri im ishte duke ma shpjeguar mua se kush kishte shënuar. Që të jem i sinqertë, është vetëm një përvojë normale për mua. Unë i bashkohem brohoritjeve dhe festoj si të gjithë të tjerët në stadium”, ka thënë Kearney.

Një javë pasi kjo video filloi të shpërndahej gjithandej në internet, Mohamed Salahu e ftoi Kearney në Melwood dhe e shfrytëzoi këtë mundësi për t’ia dhuruar atij një fanellë me mesazhin: “Për Michael, mbështetja jote është frymëzuese”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat