Lorik Cana në Prishtinë

Futboll

Lorik Cana në Prishtinë

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 17:31
Lorik Cana në Prishtinë

Në fund të këtij viti (25-30 dhjetor) do të organizohet turneu memorial “Fadil Vokrri”, i cili do të përmbledh në vete shumë skuadra të kategorive të ndryshme që do ta nderojnë me pranin e tyre figurën e legjendës Vokrri, shkruan Insporti.

Të ftuara janë skuadrat veterane të KF Prishtina dhe KF Llapi po ashtu skuadrat e Policisë dhe Ushtrisë së Kosovës, po ashtu skuadra e Shoqatës së Gazetarëve Sportiv.

Kurse ajka e evenimentit janë dy skuadrat e yjeve të cilat përbëhen nga personalitete të ndryshme nga bota e sportit, muzikes, politikës.

Si gjithmonë fëmijët e shkollave të futbollit gjenerata U9 dhe U11, po ashtu edhe skuadrat seniore garuese të turneut.

Organizatori i turneut, Fatos Dili njofton se pjesëmarrës në këtë turne do të jetë edhe legjenda e futbollit shqiptar, Lorik Cana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat