Zvonimir Boban emocionon për Fadil Vokrrin

Futboll

Zvonimir Boban emocionon për Fadil Vokrrin

Nga: K. G. Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 19:27
Zvonimir Boban emocionon për Fadil Vokrrin

Ish futbollisti i mirënjohur i Dinamos nga Zagrebi dhe Milanit, ka emocionuar me një fjalë në solemnitetin që u organizua sonte në hotelin Emerald në Prishtinë, me rastin e shpalljes së futbollistit më të mirë të Kosovës. Legjenda kroate ka emocionuar me një fjalë kur thotë se ka ardhur në Prishtinë për ta nderuar legjendën e Kosovës. “Ndjehem krenar që po marr pjesë në këtë mbrëmje për ta nderuar FIFA, por në veçanti Fadil Vokrrin. Një shtet që i qëndron prapa futbollit e ka të sigurt të ardhmen”, tha Boban.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat