Shaqiri: Njërin gol ndaj Unitedit e shënova me këmbën e Zvicrës, tjetrin me atë të Kosovës

Futboll

Shaqiri: Njërin gol ndaj Unitedit e shënova me këmbën e Zvicrës, tjetrin me atë të Kosovës

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 20:56
Xherdan Shaqiri

Mediat në Angli vazhdojnë ta mbajnë fokusin te futbollisti kosovar-zviceran i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri.

Ylli i skuadrës së madhe ka dhënë një intervistë të gjerë për gazetën kryesore britanike, The Guardian, në të cilën ka folur edhe për Kosovën.

Fillimisht, Shaqiri ka thënë se të gjithë në klub po i thonë se tashmë është bërë legjendë e klubit, pas dy golave të fitores ndaj Unitedit.

Ai e ka përmendur faktin që ka lindur në Kosovë, dhe që ka lidhje të veçanta me të dyja shtetet.

“Mund ta shihni historinë time në këpucët që bartë, me dy flamuj. Shumë njerëz e kanë keqkuptuar këtë. Unë kam lindur në Kosovë dhe jam rritur në Zvicër. Disa njerëz mendojnë që nuk jap gjithçka për Zvicrën, sepse e kam flamurin e Kosovës në njërën këpucë, por e kanë gabim. Kjo është një pjesë e madhe e historisë sime, e jetës sime, që do të jetë gjithmonë me mua. Flamuri i Zvicrës është në këpucën time të majtë, sepse shënoj me të, por kundër Unitedit, njërin gol e shënova me të majtën, kurse tjetrin me të djathtën, prandaj shënova për të dyja shtetet. Për Botëror i kisha flamujt më të mëdhenj, tani i kam më të vegjël, por ende janë aty”, ka thënë Shaqiri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat