“Mourinho dhe Conte janë zemra e futbollit”

Futboll

“Mourinho dhe Conte janë zemra e futbollit”

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 08:26
Mourinho dhe Conte

Trajneri i Fulhamit, Claudio Ranieri, ka thënë se trajnerët si Jose Mourinho dhe Antonio Conte janë “zemrat e futbollit” dhe se duhen të rikthehet sa më shpejtë.

Aventura e Jose Mourinhos prej dy vite e gjysmë te Manchester United ka përfunduar të martën, kur ‘Djajtë e Kuq’ vendosën ta shkarkojnë trajnerin portugez.

Conte është pa skuadër që nga vera e këtij viti, kur prishi kontratën me Chelsea, pas një fushate aspak të mirë në sezonin e dytë te kjo skuadër, ndonëse në sezonin e parë kishte fituar titullin e Premierligës.

Mourinho dhe Conte kanë qenë të lidhur me një kalim në Spanjë te skuadra e Real Madridit, dhe Ranieri beson se këta dy trajnerë duhet t’i rikthehen futbollit

“Unë shkëmbej mesazhe me të. Jemi shumë miqësorë”, ka deklaruar Ranieri për raportet e tij me Jose Mourinhon.

“Mendoj se njerëzit si Mourinho duhet të rikthehen sa më shpejtë, njëjtë edhe Antonio Conte. Këta trajnerë janë zemra e futbollit”.

“Ata kanë fituar në të gjitha shtetet. Është mirë për të gjithë trajnerët që t’i shohim ata në fushë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat