Premierliga me një fotografi të Shaqirit tregon rekordin e madh të Liverpoolit

Futboll

Premierliga me një fotografi të Shaqirit tregon rekordin e madh të Liverpoolit

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 09:48
Xherdan Shaqiri që realizoi dy gola për fitoren e skuadrës së Klopp

Liverpool me fitoren 3:1 ndaj Manchester United në ‘Anfield Road’ ka konfirmuar se janë kandidat serioz në garën për titull.

‘The Reds’ po kalojnë momente jashtëzakonisht të mira këtë sezon në krye me Jurgen Klopp.

Formën e mirë të këtij sezoni finalistët e edicionit të kaluar të Ligës së Kampionëve  e kanë shfaqur në fitoren 3:1 ndaj Manchester United javën e kaluar.

Moment kthese i kësaj ndeshje që ia solli tre pikë shumë të rëndësishme Liverpoolit ishte inkuadrimi në lojë i Xherdan Shaqiri, që realizoi dy gola për fitoren e skuadrës së Klopp.

Pikërisht me një fotografi të Shaqirit nga ndeshja kundër Manchester United, Premierliga ka rikujtuar se Liverpool ka thyer rekordin e tij, duke shkuar 18 ndeshje pa humbje në elitën e futbollit anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat