E konfirmon prokuroria: Kryetari i grupit të tifozëve ‘Dardanët’ i arrestuar për fajde

Futboll

E konfirmon prokuroria: Kryetari i grupit të tifozëve ‘Dardanët’ i arrestuar për fajde

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 13:27
Njëri nga pesë të arrestuarit është edhe kryetari i grupit të tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha

Ditën e djeshme policia kreu një aksion i cili ishte i shtrirë në 11 lokacione në Prishtinë.

Njëri nga pesë të arrestuarit është edhe kryetari i grupit të tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha.

I njëjti është i arrestuar për fajde dhe krim të organizuar.

Arrestimin e Berishës për kallxo e konfirmoi prokurori i Prokurorisë Speciale, Naim Abazi.

“Po”, ka qenë përgjigja e prokurorit Abazi në lidhje me arrestim e kryetarit të grupit të tifozëve “Dardanët”.

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka ndërmarrë një aksion në 11 lokacione të Prishtinës, ku ka arrestuar 5 persona ndërsa dy të tjerë janë në arrati.

Në arrati është edhe djali i ish- komandantit të UÇK-së, Sabit Gecit.

Aksioni i policisë ka qenë për fajde, detyrim dhe krim të organizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat