Milan dhe Chelsea mendojnë shkëmbimin Higuain-Morata

Futboll

Milan dhe Chelsea mendojnë shkëmbimin Higuain-Morata

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 13:49
Higuain-Morata

Një lëvizje e madhe po mendohet të bëhet mes Milanit dhe Chelseat.

Chelsea është prej kohësh në kërkim të një sulmuesi të nivelit të lartë, dhe trajneri Sarri, duket se ia ka vënë syrin Gonzalo Higuainit.

Aventura e argjentinasit tek Milani nuk po shkon ashtu siç pritej, dhe sipas Sky Sports nga Londra duan ta transferojnë që në muajin janar.

Për të shkuar tek ky operacion, Chelsea pritet që të përfshijë edhe Alvaro Moratën, i cili kërkohej në verë nga Milani, por në fund nuk u arrit.

Milani për momentin e ka në huazim “El Pipitën”, për 18 milionë euro, me të drejtën e blerjes përfundimtare, duke paguar edhe 36 milionë të tjera tek Juve. Pra, për të arritur tek marrëveshja mes Milanit dhe Chelseat, do të duhet edhe miratimi i Juventusit në Torino, që sipas Sky Sports, ende nuk e ka thënë fjalën e vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat