Marre, marre, marre, kështu duken lokalet e një stadiumit në Kosovë

Futboll

Marre, marre, marre, kështu duken lokalet e një stadiumit në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 14:48
Marre, marre,marre, kështu duken lokalet e një stadiumit në Kosovë

Sa e gërditshme, sa neveritëse aq edhe e turpshme duket lokalet e stadiumit të klubit të futbollit Ferizaj. Është fjala te stadiumi i vjetër që gjendet afër shkollës ‘Ahmet Hoxha’.

Image

Kjo është marre, marre dhe nuk ka asnjë shpjegim. Fusha në gjendje të tmerrshme, ku kanë zërë rrënjë edhe therët apo siç thonë bari i keq, ndërsa në lokale apo teshatore, gjithçka e përmbysur, e shkatërruar, gjithçka e shkapërderdhur!

Image

Këto fotografi janë dërguar nga lexuesit për gazetën kombëtare "Bota sot", duke treguar se si është lënë anash dhe po shkatërrohet fusha dhe lokalet e këtij stadiumi.

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat