Sergio Ramos: Mourinho? Kemi 5 vite që flasim vetëm për të!

Futboll

Sergio Ramos: Mourinho? Kemi 5 vite që flasim vetëm për të!

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 17:00
Sergio Ramos

Sergio Ramos foli në konferencën për shtyp në prag të finales së Botërorit të Klubeve mes Real Madridit dhe Al Ain.

Kapiteni i Los Blancos ka analizuar aktualitetin te Reali, ndërsa pret të fitojë titullin numër 20 në karrierë.

"Është një mundësi e artë për të fituar Botërorin e tretë rresht, askush nuk e ka bërë më parë. Do ishte titulli i 20-të, 23 me gjithë kombëtaren, kurrë nuk e imagjinoja. Është objektiv madhor të jesh lojtari me më shumë trofe në historinë e Realit".

Ronaldo dhe deklaratat e tij: "Nuk e kemi dëgjuar të flasë për Realin. Për sa kohë ai ishte këtu, grupi ndryshoi shumë pak dhe kjo ishte forca jonë. Na vjen mirë që po i ecën mbarë në Itali".

Mourinho mund të kthehet në Madrid? "Nuk jam askush, që të vendos kush do jetë trajneri i Realit. Kemi 5 vite pa Mourinho-n dhe ende po flasim për të. Kemi shansin të fitojmë një trofe dhe ende flasim për Mourinho-n. Nuk e vendos kapiteni kush bëhet trajner".

Al Ain përballë: "Nuk ka fitore të lehta, nuk ka rivalë të lehtë. Duhet kujdes, shihni çfarë ndodhi me River Plate. Al Ain ka ekip të mirë, do të donim të luanim me River Plate, sepse kam simpati për River dhe Boca".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat