Sarri: Nuk ka skema për Hazard, është i lirë të bëjë çfarë të dojë në fushë

Futboll

Sarri: Nuk ka skema për Hazard, është i lirë të bëjë çfarë të dojë në fushë

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 19:09
Eden Hazard

Në dy ndeshjet e fundit të Chelsea (ndaj Mancheser City dhe Brighton) trajneri Maurizio Sarri ka aktivizuar si sulmues mesfushorin 27-vjeçar belg Eden Hazard, që ka luajtur si një “pykë” edhe pse fantazisti nuk është një i tillë. Trajneri italian e ka justifikuar këtë zgjedhje duke thënë: “Nuk ka një pozicion të saktë për Hazard në fushë, ai mund të luajë kudo. Eden mund të bëjë çfarë të dëshirojë në fushë”.

Duket se trajneri italian i ka dhënë liri veprimi mesfushorit belg, që herë luan si mesfushor i avancuar e herë si sulmues, duke mos qenë statik në skemat e Chelsea. “Ai është një lojtar i mrekullueshëm, me një nivel të lartë fantazie në fushën e lojës. Ai duhet lënë gjithnjë i lirë në fushë, që të krijojë rastet e shënimit dhe jo të jetë i ngurtësuar në skema”, u shpreh më tej Maurizio Sarri, që duket se i beson më shumë belgut se sa dy sulmuesve që ka në ekip, Alvaro Morata e Olivier Giroud, që luajnë shumë pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat