Inter, Marotta vihet në lëvizje për objektivin e Milan-it

Futboll

Inter, Marotta vihet në lëvizje për objektivin e Milan-it

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 21:59
Marotta

Cila do të jetë goditja e parë e merkatos për Marotta-n tek Inter-i? Lajmet e fundit në lidhje me tratativat për merkaton e janarit, përveç Luka Modric, përmendin edhe emrin e 28-vjeçarit, Aaron Ramsey, i cili është në përfundim të kontratës me Arsenal. Në qershor ai mund të merret me kosto zero, ndërsa në janar zikaltrit mund t'i ofrojnë një lloj dëmshpërblimi skuadrës londineze. Sa kushton dhe sa është paga që ai merr? Ja cilat janë shifrat e transferimit.

Çmimi në merkato dhe paga e tij

Sa është vlera e Aaron Ramsey tani? Sipas të dhënave nga “Transfermarket”, ai kushton 40 milionë, por për ta marrë uellsianin do të duhen shumë më pak. Siç u tha, në qershor ai mund të merret me parametra zero, ndërkohë që në janar (si një përforcim për Spalletti-n, për të qenë sa më konkurrues në Itali dhe në Europa League), do të duhej t'i paguhej londinezëve një lloj dëmshpërblimi për ta lënë të lirë lojtarin, duke mos e pritur përfundimin e kontratës (qershor 2019). 

Sa është paga e mesfushorit të Arsenal? Paga aktuale është shumë e lartë: rreth 7 milionë euro. Askush tek Inter nuk merr një pagë të tillë. As Mauro Icardi, i cili për momentin është duke diskutuar mbi termat e rinovimit. Do të jetë e nevojshme të gjendet formula e duhur dhe të vendoset në tavolinë një propozim mjaft joshës për të mposhtur konkurrencën, duke përfshirë edhe Milan-in, me Gazdiz  (një pikë kyçe dikur tek Arsenal), që mund të ndikojë në vendimin e lojtarit.

Ku mund të luajë Ramsey tek Inter

Aaron Ramsey luan në qendër të mesfushës, por mund të bëjë edhe rolin e fantazistit. Është 182 cm i gjatë, luan si me të djathtën ashtu edhe me të majtën. Me ardhjen e Emery ka përfunduar në stol: tashmë ai mund të konsiderohet zëvendësuesi i ish-lojtarit të Sampdorias, Torreira, dhe Xhaka-s. Kjo është edhe arsyeja e largimit nga Arsenal, që në 2011-ën e mori nga Cardiff për 6 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat