Liverpool vazhdon me fitore, “gjunjëzon” Wolverhamptonin

Futboll

Liverpool vazhdon me fitore, “gjunjëzon” Wolverhamptonin

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 22:58
Foto nga ndeshja

Liverpool ka vazhduar rrugëtimin pa humbje edhe pas xhiros së 18-të në Premierligë.

Skuadra nga “Anfield” ka arritur që ta mposhtë skuadrën e Wolverhampton me rezultatin 0:2.

Pas një presingu të lartë, serinë e golave në këtë takim e hapi sulmuesi egjiptian, Mohamed Salah, I cili realizoi në minutën e 18.

Ky gol ishte i vetmi në pjesën e parë, që dërgoi skuadrën e Klopp diçka më të qetë në pauzën 15 minutëshe.

Në pjesën e dytë ishte përsëri Liverpooli më kërkues, por edhe vendasit rrezikuan me anë të Adama Traore.

Në minutën e 68’, ishte Virgil Van Dijk që realizoi golin e dytë dhe të fitores për Liverpool.

Me këtë fitore, “The Reds” tashmë grumbullojnë plotë 48 pikë, katër më shumë se përcjellësit Manchester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat