Ylli i Barçës refuzon PSG për t’iu bashkuar Zidane tek United

Futboll

Ylli i Barçës refuzon PSG për t’iu bashkuar Zidane tek United

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 00:39
Zinedin Zidane

Sipas, "Don Balon", Ousmane Dembele, është i vendosur për t’u larguar nga Barcelona në fund të sezonit dhe e ka zgjedhur destinacionin e ri.

Ylli i Barcelonës kërkohet nga PSG, që është e gatshme ta blejë lojtarin për të mbuluar boshllëkun që mund të krijohet nga një largim i mundshëm i Neymar ose Mbappe. Por ai nuk do të shkojë në Paris.

Francezi duket se i ka dhënë prioritet ofertës së Zidane. Ish-trajneri i Real Madrid, gjithmonë sipas "Don Balon", ka marrë një ofertë nga Manchester United dhe dëshiron që të mbështetet te sulmuesi i Barcelonës në aventurën e tij të re.

Një transferim që mund të mbyllet për 100 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat