Bayern hedh sytë nga ylli francez

Futboll

Bayern hedh sytë nga ylli francez

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 09:25
Bayern

Afati i janarit po afrohet dhe gjiganti gjerman, Bayern Munich ka nisur ‘gjahun’ për sjelljen e lojtarëve që i dëshiron në ekip.

Një ndër lojtarët me paraqitjet më të mira në Kupën e Botës në Rusi, ku Franca u shpall kampione, Benjamin Pavard, është rrugës së mirë për t’iu bashkuar gjigantit bavarez.

Bazuar në raportet e ESPN, thuhet se kampionët e Bundesligës kanë një marrëveshje me 22 vjeçarin, përcjell lajmi.

Mbrojtësi i Stuttgarti ka një klauzolë lirimi prej 35 milionë euro.

Megjithatë, ekziston një mundësi që Bayern të paguajë më shumë për të transferuar Pavardin në janar.

Pavard 22 vjeçar, shihet si një lojtar i talentuar dhe me perspektivë. Ai te Stuttgart është transferuar në vitin 2016 nga Lille.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat