Real Madrid thyen edhe rekordin e Milanit në Botërorin e Klubeve

Futboll

Real Madrid thyen edhe rekordin e Milanit në Botërorin e Klubeve

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 13:52
Real Madrid

Një rekord i ri i vendosur. Me fitoren kundër Kashima, në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve për vitin 2018, Real Madridi bëhet ekipi me më shumë pjesëmarrje në finalet e Kupës së Botës për klube deri më tani.

Të bardhët kapërcejnë atë rekord të vendosur nga Milani në këtë drejtim, me tetë paraqitje në finale.

Pas tyre, më shumë finale të tilla kanë Independiente (Argjentinë, 6 finale), Boca Juniors (Argjentinë, 5 finale), Penarol (Uruguaj, 5 finale) dhe Barcelona (Spanjë, 5 finale).

“Los Blancos” kanë luajtur 5 ndeshje finale, duke fituar tri prej tyre. Interesant është fakti se tri ekipet e tjera, të përmendura më lart, kanë po kaq “Intercontinental Cup” në “palmaresin” e tyre: Milani (për Evropën); Boca Juniors, Penarol dhe Nacional (për Amerikën e Jugut).

Në finale e këtij viti me Al Ain, që zhvillohet sot prej orës 17:30, madrilenët e drejtuar nga Solari mund ta zgjerojnë “palmaresin” e tyre me këtë trofe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat