Xhaka me Arsenalin i shkaktuan humbje Burnleyt

Futboll

Xhaka me Arsenalin i shkaktuan humbje Burnleyt

Nga: Kemajl Goca Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 15:22
Xhaka me Arsenalin i shkaktuan humbje Burnleyt

Mesfushori ofensivë nga Kosova, Granit Xhaka, reprezentues i Zvicrës, me Arsenalin i shkaktuan humbje me rezultat 3:1 Burnleyt, në ndeshjen e javës së 18-të të Premier League. Xhaka si gjithmonë titullar, u angazhua me mish e më shpirt dhe ia dolën të marrin pikë të plota. Futbollisti Pierre-Emerick Aubameyang është më i merituari për triumfin, i cili realizoi dy gola në minutën e 14-të dhe në atë të 48-tën, kurse mysafirët ngushtuan rezultatin  me golin e Ashley Barnes në minutën e 63-të. Në fund të takimit, Alex Iwobi thellon fitoren në 3:1. Arsenali është në vend të pestë me 37 pikë, kurse Burnley i 18-ti me 12.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat