Skuadra turke e gatshme të bëjë gjithçka për të transferuar Ozilin

Futboll

Skuadra turke e gatshme të bëjë gjithçka për të transferuar Ozilin

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 15:53
Skuadra nga Superliga e Turqisë, Istanbul Basaksehir,

Skuadra nga Superliga e Turqisë, Istanbul Basaksehir, janë të interesuar për një lëvizje të guximshme për yllin e Arsenal, Mesut Ozil.

Ish reprezentuesi i Gjermanisë, ka luftuar për pozitën e titullarit te Arsenal këtë edicion, duke u lënë jashtë skuadrës së parë në ndeshjen e mesjavës në EFL Cup ndaj Tottenham Hotspur.

Inter dhe Real Madrid janë mes klubeve të interesuara për Ozil, por presidenti i skuadrës Istanbul Basaksehir, Goksel Gumusdag, i ka ofruar atij një alternativë.

“Mesut Ozil është një lojtar i çmuar”, ka thënë Gumusdag, 

“Unë shpresoj mënjë ditë rrugët tona të kalojnë nëpër Basaksehir”.

“Nëse ai dëshiron të jetë me ne, do të bëjmë gjithçka për ta marrë atë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat