Ku donte Ronaldo?

Futboll

Ku donte Ronaldo?

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 16:09
Ku donte Ronaldo?

“Cristiano Ronaldo ishte ai që vendosi të largohej nga Real Madridi, që nga fillimi. Dhe mendonte vetëm për nënshkrimin e tij me Juventusin”. Ky është reflektimi që mund të nxirret nga fjalët e agjentit të yllit portugez, Jorge Mendes, thënë për rrjetin televiziv italian “Rai Sport”.

"Më tha vetë Ronaldo se donte të luante për Juventusin. Dua të bëj të qartë se ideja ka lindur nga vetë ai. Ma kërkoi këtë në janar 2018 dhe fare pak njerëz e njihnin këtë temë. Unë mendova se do të ishte shumë e vështirë për ta realizuar këtë transferim, por më befasoi Juventusi me gatishmërinë për t’ia plotësuar kushtet Cristianos", - shtoi ai. 

Përveç kësaj, agjenti i yllit luzitan vuri në dukje se ardhja e CR7 në Itali e ka përmirësuar imazhin e futbollit në këtë vend: "Do të thoja se falë pranisë së tij në Serie A ka përfituar i gjithë futbolli italian". Pak ditë më parë, vetë Mendes zbuloi detajet e operacionit, largimit të Ronaldos nga Real Madridi, verën e kaluar, duke saktësuar se Florentino Perez mundi të bëjë shumë pak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat