“Solskjaer mund të ketë problem me lojtarët e mëdhenj”

Futboll

“Solskjaer mund të ketë problem me lojtarët e mëdhenj”

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 16:52
Ole Gunnar Solskjaer

Ole Gunnar Solskjaer është emëruar trajneri i ri i Manchester United dhe ndeshja e tij e parë do të jetë kundër Cardiff.

Me gjithë shpresat e mëdha, ka edhe prej skeptikëve që mendojnë se norvegjezi do të ketë problem të menaxhojë lojtarët e mëdhenj të Man Utd.

Dwight Yorke ka shprehur frikën e tij për dështimin e Ole Gunnar Solskjaer në pozitën e trajnerit të “djajve të kuq”.

“Mendoj se ai nuk i beson fatit të tij që iu dha mundësia të kthehet në klub. Mendoj se ai do të jetë i pari që do ta thotë këtë” ka thënë Yorke për “beIN Sports”.

“Lojtarët janë të ndryshëm prej atyre që ai është mësuar. Ai ka eksperiencën me Cardiff, por do të shohim si do ta përballoj ai presionin e yjeve” ka thënë tutje ish anëtari i Man Utd.

Solskjaer do të luaj pikërisht kundër Cardiff të cilët e shkarkuan, në ndeshjen që fillon sot në ora 18:30. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat