Zhgënjen Milani

Futboll

Zhgënjen Milani

Nga: K. G. Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 16:56
Federico Chiesa

Milani nuk tregoi atë që pritej, mundet në San Siro me rezultat minimal 1:0 nga Fiorentina, në ndeshjen e javës së 17-të të Serie A.  Në minutën e 73-të, Federico Chiesa nga rreth 20 metra me një goditje që nuk premtonte shumë befasoi portierin Donnarumma dhe siguroi fitoren e Fiorentinës.  Një humbje e rëndë për Milanin, që zhgënjeu tifozët e vet.  Milani është në vend të pestë me 27 pikë, por i kërcënohet nga Fiorentina që është një pozitë me poshtë me 25.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat