Reali nuk e njeh Al Ain, kampion i ri i botës

Futboll

Reali nuk e njeh Al Ain, kampion i ri i botës

Nga: Kemajl Goca Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 19:15
Reali nuk e njeh Al Ain, kampion i ri i botës

Real Madridi është Real Madrid, e mbyll vitin 2018 edhe me një trofe! Reali është kampion i ri i botës për klube në futboll, duke u shpallur kampion për herë të tretë më radhë. Madrilenët shënuan fitore me rezultat 4:1 në ballafaqim me ekipin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al Ain, në finalen që u është luajtur në stadiumin “Zayed Sports City” në Abu Dhabi. Reali nuk njeh Al Ain, nuk e kurseu por ia mbushi portën me gola.

Image

Dy golat u shënuan nga distanca rreth 19-20 metra. Futbollisti më i mirë në botë, mesfushori kroat Luka Modriç, nga rreth 19-20 metra, me një goditje mjeshtërore e plasoi topin në këndin e poshtëm të portierit Eisa pikërisht ë minutën e 14-të. 

Image

Në minutën e 60-të, 23-vjeçari Marcos Llorente nga rreth 20 metra, me një goditje të fortë, fërfëlloi topin në këndin e djathtë e të poshtëm, 2:0.

Image

Në minutën e 79-të, Luka Modriç aq bukur harkoi nga këndi, kurse Sergio Ramos, ashtu si di ai, si kapiten i madh, me kokë nga afërsia shkund portën e rivalit dhe 3:0. 

Image

Shiotani (85’) ngushton rezultatin në 3:1, kurse Nades shënon autogol (90+1’) për 4:1.

Ky është trofeu i parë për trajnerin Santiago Solari! Reali tregoi lojë shumë të mirë dhe me lehtësi fitoi, kure për Al Ain ishte një sukses i madh vetëm që ishte në finale dhe u ndesh me superfuqinë botërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat