Inter merr vetëm një pikë nga udhëtimi në Verona

Futboll

Inter merr vetëm një pikë nga udhëtimi në Verona

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 19:59
Foto nga ndeshja

Inter ka barazuar në xhiron e 17-të të Serie A.

“Zi kaltrit” u ndanë baras 1:1, në udhëtim kundër Chievo Veronas.

Goli i parë erdhi në pjesën e parë, saktësisht në minutën e 39’ të këtij takimi.

Ishte anësori kroat, Ivan Perisic, i cili realizoi golin e parë dhe të vetmin për Inter në këtë takim.

Në minutën e fundit ishte Sergio Pellissier që i mohoi tre pikët skuadrës nga Milano.

Për Inter, ky barazim nuk është aq pozitiv pasi që i jep mundësinë Juventusit për shkëputje më të madhe. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat