Ramos: Nuk kemi vdekur, do të luftojmë për të gjitha - Bota Sot
Ramos: Nuk kemi vdekur, do të luftojmë për të gjitha

Futboll

Ramos: Nuk kemi vdekur, do të luftojmë për të gjitha

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 22:09
Sergio Ramos

Sergio Ramos është shprehur tejet i lumtur dhe i entuziazmuar pas triumfit në Kupën e Botës për Klube.

Pasi fituan Kupën e Botës, kapiteni i Real Madrid ka paralajmëruar se “mbretërit” nuk kanë vdekur dhe ata do të luftojnë për të gjithë trofetë.

“Ne arritëm të realizojmë një synim që patëm. Dëshiruam që ta mbyllim vitin me triumfin e tretë radhazi në Kupën e Botës dhe pas kësaj është koha që të pushojmë pakëz” ka thënë Ramos për “TVE”,

“Në të gjitha kompeticionet qëndrojmë mirë. Real Madrid nuk mund të konsiderohen të vdekur, sepse në fund ne do të jemi duke luftuar për të gjithë titujt” ka shtuar kapiteni.

Në Ligën e Kampionëve, “Los Blancos” do të përballen me Ajax, kurse në La Liga ata kanë mbetur diçka më mbrapa se Barcelona, por që sipas Ramos nuk është hapësirë e pa mundur për tu kapur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...