Man.United fiton me goleadë, Pogba i dërgon Mourinho-s mesazhin e paimagjinuar

Futboll

Man.United fiton me goleadë, Pogba i dërgon Mourinho-s mesazhin e paimagjinuar

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 06:14
Paul Pogba

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba i dërgoi një mesazh të paimagjinuar ish-trajnerit të Manchester United, Jose Mourinho, që e bënte edhe më të paparashikueshëm momenti i deklaratës, menjëherë pas fitores së thellë 5-1 të “Djajve të Kuq” kundër Cardiff, në debutimin e trajnerit të ri, Solskjaer.

“Unë e di që të gjithë ju prisni që të them diçka në lidhje me Jose, pas fitores së thellë të ditës së sotme. Natyrshëm jemi shumë të lumtur për rezultatin. Luajtëm mirë, performance e skuadrës ishte e shkëlqyer. E di që doni të më pyesni: ‘Oh po, me Jose…’. Me Jose ne fituam trofe dhe unë dua ta falenderoj atë për këtë gjë. Jo gjithçka funksionoi mirë, por gjërat funksionuan mirë në fitimin e trofeve. Fitimi i trofeve të përmirëson si person gjithashtu. Kjo është e kaluara. Unë dua ta falenderoj atë për këtë gjë. Unë jam i sigurtë se të gjithë futbollistët tani presin me padurim ndeshjen e radhës, pikët dhe duam që të rikthehemi në krye të klasifikimit. Kjo është gjithçka që dua të them. Jemi të lumtur që ndeshja e parë me trajnerin e ri nisi me këtë fitore të madhe dhe e rëndësishme tani është që të vazhdojmë kështu, nuk mundemi që pasi shënuam pesë gola, në ndeshjen tjetër të humbasim”, deklaroi Pogba për Manchester Evening News.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat