“Paqe” në Bayern, lojtarët kthehen në anën e trajnerit

Futboll

“Paqe” në Bayern, lojtarët kthehen në anën e trajnerit

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 09:13
“Paqe” në Bayern, lojtarët kthehen në anën e trajnerit

Bayern Munich po rikthehet ashtu siç i ka hije.

Gjigantët e futbollit gjerman janë rikthyer tek rezultatet pozitive, si dhe tashmë është përmirësuar atmosfera në kampin stërvitor.

Karl Heinz Rummenigge, i cili ditë më parë ka vazhduar kontratën e tij si drejtues i klubit, ka bërë të ditur se lojtarët dhe trajneri janë përsëri së bashku.

„Niko dhe skuadra janë një përsëri“ ka thënë Rummenigge për „Sky Germany“ pas fitores ndaj Frankfurt.

„Ka pasur diskutime mes Nikos dhe disa lojtarëve, të cilat kanë dërguar deri tek ribashkimi i skuadrës me trajnerin“ ka thënë tutje bosi i Bayern.

„Është e rëndësishme që ne reaguam mirë, gjë që i ka bërë mirë trajnerit dhe skuadrës“ ishin fjalët e gjermanit.

Bayern tashmë ka ngushtuar në vetëm gjashtë pikë distancën me Borussia Dortmund. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat