‘Çmendet’ Barça, ofron Coutinhon dhe 150 milionë për yllin e PSG

Futboll

‘Çmendet’ Barça, ofron Coutinhon dhe 150 milionë për yllin e PSG

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 10:27
Kylian Mbappe

Barcelona duket se ka në letër planin më të madh në histori të transfereve.

Ata janë të gatshëm të ofrojnë yllin e skuadrës, Philipe Coutinho, si dhe 150 milionë euro për shërbimet e Kylian Mbappe, shkruan “Don Balon”.

Drejtuesit katalunas mendojnë se kjo do të ishte e mjaftueshme për drejtuesit e PSG që ta lirojnë yllin e tyre.

“Blaugranët” janë admirues të të riut francez, i cili është edhe fitues i Kupës së Botës, por është e ditur se PSG nuk do ta lirojë atë për shkak të financave, kështu që ata kanë ofruar edhe kualitet anash të hollave.

Coutinho është mik i mirë me Neymar, gjë që më vonë do të mund ta bindte brazilianin për të vazhduar rrugëtimin në Ligue 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat