Nice i vendos çmim qesharak Balotellit

Futboll

Nice i vendos çmim qesharak Balotellit

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 11:34
Mario Balotelli

Mario Balotelli duket se do të largohet nga skuadra e Nice, gjatë afatit të janarit.

Për këtë gjë është në dijeni edhe skuadra franceze, e cila i ka vendosur çmimin lojtarit italian.

Sipas “Gazzetta dello Sport”Nice do të kërkojë diku rreth 1.5 milionë deri në 3 milionë euro për shërbimet e “Super Marios.

Marseille mund të jetë skuadra e cila do të kërkojë shërbimet e reprezentuesit italian.

Kujtojmë se Balotelli dhe Marseille ishin afër një marrëveshje gjatë verës, por gjithçka dështoi në fund.

Janari mund të jetë afati që mund të bashkojë dyshen. Mbetet të shihet cila do të jetë e ardhmja e Marios.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat