Nëna e Astorit nuk i kërkon fajtorët

Futboll

Nëna e Astorit nuk i kërkon fajtorët

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 16:09
Nëna e Astorit nuk i kërkon fajtorët

Ndarja nga jeta e Davide Astorit ka prekur gjithë botën futbollistike në Itali, por edhe më gjerë. Kapiteni i Fiorentinës ndërroi jetë për shkak të një ataku që e preku atë në gjumë.

Për “Corriere della Sera”, nëna Astorit ka rrëfyer atë çka ka përjetuar kur ka marrë vesh lajmin.

“Jam nënë dhe kam edhe 2 fëmijë të tjerë. Jam e detyruar të jem e fortë, jo për vete por përata. Atë mëngjes së bashku me burrin tim do të shkonim për të votuar, por kur u zgjova ndjeva që krahët e mi ishin paralizuar, të ftohtë dhe ndihesha e zbrazët. Nuk e kisha provuar kurrë më parë këtë në jetë. Nuk dua një fajtor, por dua vetëm arsyen. E din që fajtori nuk ekziston. Ajo çka ndodhi ishte fatkeqësi dhe jam e bindur se askush nuk e donte. Dua që kjo mos të përsëritet më. Jam e bindur se në Itali janë të mirë të gjithë mjekët e kontrolleve, por duhet të jenë edhe më të mirë”, u shpreh nëna e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat