Schmeichel: Pogba nuk është më i madh se Manchester Unitedit

Futboll

Schmeichel: Pogba nuk është më i madh se Manchester Unitedit

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 16:54
Pogba

Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedi, Peter Schmeichel, ka thënë se Paul Pogba nuk e ka fituar “luftë” ndaj Jose Mourinhos, pasi që asnjë futbollist nuk mundet të jetë më i madh se klubi i “Djajve të Kuq”.

Mourinho u shkarkua të martën nga pozita e trajnerit dhe tanimë në vend të tij është emëruar ish-sulmuesi legjendar i klubit, Ole Gunnar Solskjaer, si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit.

Mourinho u shkarkua të martën pas disfatës që pësoi kundër Liverpoolit me rezultat 3-1, duke mbetur 19 pikë larg tyre në tabelën e Premierligës. Drejtuesit e klubit nuk ishin të kënaqur me portugezin edhe për shkak të deklaratave negative të tij, të cilat bënin që në klub të mbizotëronte një atmosferë e keqe.

“Ka pasur histori se Mourinho ka qenë në luftë me disa lojtarë. Kjo ka ndodhur disa herë, mirëpo klubi gjithmonë ia ka dalë që ta rregullojë këtë në dhomën e zhveshjes”, ka thënë Schmeichel.

“Dua ta shohë Pogban të jetë po aq i mirë në detyrën e tij si lojtar i Unitedi, po aq sa është në gjërat e tij që i bën në jetë”.

“Kjo është portretizuar sikur Pogba ta ketë fituar një luftë, por kjo gjë nuk funksionon për mua, sepse nuk mund të ndodhë në një klub si Unitedi”.

“Është shumë e rëndësishme që klubi të merret me këto situata, pasi që Pogba ose asnjë lojtarë tjetër nuk është më i madh se klubi”.

Marrëdhënia mes Mourinhos dhe Pogbës u përkeqësua gjatë kësaj periudhe 2-vjeçare e gjysmë dhe këtë sezon zënkat e tyre ishin bërë edhe publike. Fillimisht Pogbës i ishte marrë shiriti i kapitenit dhe pastaj u la në stol për dy ndeshjet e fundit, njëra prej të cilave ishte kundër Liverpoolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat