Lajm aspak i mirë për tifozët e Juventusit, lëndohet ylli i tyre

Futboll

Lajm aspak i mirë për tifozët e Juventusit, lëndohet ylli i tyre

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 17:53
Futbollistët e Juventusit

Skuadra e Juventusit ka konfirmuar se Federico Bernardeschi me shumë mundësi nuk do të luajë ndaj Atalantas për shkak të lëndimit.

Atalanta do të takohet me Juventusin të mërkurën, në kuadër të xhiros së 18’të të Serie A.

Juventusi me anë të një deklarate ka njoftuar se ish lojtari i Fiorentinas, ka pësuar edhe një dëmtim muskulor në kofshën e tij të djathtë.

Sipas klubit, gjendja e tij do të vlerësohet nga dita në ditë.

Kjo e bën shumë të vështirë që Bernardeschi të jetë në dispozicion për sfidën ndaj Atalantas në mesjavë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat