Nainggolan i padisiplinuar, Interi mendon ta shesë që në janar

Futboll

Nainggolan i padisiplinuar, Interi mendon ta shesë që në janar

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 13:13
Radja Nainggolan

Mesfushori është suspenduar nga klubi në një afat të pacaktuar.

Radja Nainggolan dhe Inter mund të kenë një ndarje të parakohshme.

Futbollisti belg erdhi në Milano si një prej lojtarëve që do të ndihmonte zikaltërit për t’u kthyer në majat e futbollit italian.

Pritshmëritë ishin të larta, dhe ato deri më tani nuk janë përmbushur aspak. Ndoshta edhe për shkak të lëndimeve, por arsyeja kryesore është edhe jeta e çmendur ish-lojtarit të Romës.

Dënimi i dhënë ditën e diel ku Nainggolan u pezullua pa afat nga skuadra ka hapur disa mundësi që lojtari të largohet nga Interi qysh në afatin kalimtar të janarit.

Nëse në janar do të vinte një ofertë e mjaftueshme nga Kina, më saktë nga Guangzhou, Interi do të ishte gati për të negociuar që ta largojë nga skuadra një futbollist i cili duket se nuk e ka ndërmend të përmirësojë sjelljet e tij, që i takojnë një sportisti të vërtetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat