Ribery do të largohet nga Bayerni, e kërkon Galatasaray

Futboll

Ribery do të largohet nga Bayerni, e kërkon Galatasaray

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 15:19
Frank Ribery

Futbollisti francez do të largohet nga Munihu në fund të stinorit.

Bayern Munich triumfoi 3-0 ndaj Eintracht Frankfurt të shtunën dhe dy gola i shënoi Frank Ribery, i cili është në formë të lartë duke shënuar 4 gola në 3 ndeshjet e fundit.

Megjithatë largimi i tij nga klubi bavarez tashmë duket si punë e kryer, pasi Bayerni nuk i ka ofruar rinovimin.

Ndërkaq, interesimi për francezin është i madh, të paktën nga klube që nuk u përkasin kampionateve të elitës në Evropë.

Gazeta turke Fanatik raporton se Galatasaray po interesohet për mesfushorin dhe në ditët e ardhshme është caktuar edhe një takim, ku Riberys do t’i ofrohet kontratë për një vit e gjysmë.

Megjithatë, Ribery kërkon ta çojë deri në fund sezonin e tij të 12-të në Munih dhe më pas dëshiron të jetojë me familjen në qytetin ku ka fituar gjithçka.

Gjithsesi, Ribery ka luajtur për një vit e gjysmë te Galatasaray, ku fitoi edhe kupën, ndaj njeh ambientin dhe e di sa shumë e adhurojnë tifozët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat