Barcelona mendon ta përforcojë sulmin, kërkon sulmuesin e Celta Vigos

Futboll

Barcelona mendon ta përforcojë sulmin, kërkon sulmuesin e Celta Vigos

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 15:20
Maxi Gomez

Katalanasit kanë nisur të mendojnë për të ardhmen.

Pasuesi i Luis Suarez te Barcelona mund të jetë një tjetër uruguaian.

Klubi katalanas ka vënë në shënjestër të riun Maxi Gomez të Celta Vigos, i cili vazhdon të shënojë rregullisht dhe ndërkohë pëlqehet edhe nga Atletico Madrid.

Skautët e Barcelonës e kanë ndjekur në disa ndeshje dhe kanë mbetur të kënaqur me performancat e 22-vjeçarit, i cili ka kontratë deri në vitin 2022 me Celta Vigon.

Duket se Gomez e ka kaluar provën dhe është në drejtim të Camp Nou për sezonin e ardhshëm në një operacion që mund të kushtojë deri në 40 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat