Lajm i mrekullueshëm për Xherdan Shaqirin

Futboll

Lajm i mrekullueshëm për Xherdan Shaqirin

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 11:06
Lajm i mrekullueshëm për Xherdan Shaqirin

Futbollisti Xherdan Shaqiri, të cilin tifozët dhe bashkëlojtarët e thërrasin Shaq (Shak), pritet të startojë sot (16.00) kundër Newcastle United.
Pas dy golave dhe fitores që i dhuroi Liverpoolit ndaj Manchester Unitedit, Shaqiri qëndroi për 90 minuta në stol në fitoren e “Redsave” 0:2 ndaj Wolverhampton Wanderers vikendin që lamë pas.Shaqiri është i poshueshë, megjithëse Jurgen Kloppi nuk ka konfirmuar se do të bëjë rrotacione. Por, për shkak të orarit të ngjeshur, mediet angleze besojnë se 27-vjeçari do të jetë titullar të mërkurën në “Anfield, raporton Insporti.Shaqa ka luajtur në total 802 minuta me “Redsat”, duke i ndarë në 17 paraqitje.Ai ka realizuar 5 gola dhe ka dhuruar 3 asistime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat