Emocion, kur Ivica përshëndetej me Ademin para 31 viteve   

Futboll

Emocion, kur Ivica përshëndetej me Ademin para 31 viteve   

Nga: Kemajl Goca Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 13:18
Emocion, kur Ivica përshëndetej me Ademin para 31 viteve   

Para 31 viteve përkatësisht me 31 gusht, në kuadër të javës së 4-të të Ligës së Parë Federative të ish Jugosllavisë në futboll, në stadiumin në Mitrovicë zhvillohej ndeshja e madhe mes Trepçës nga Mitrovica dhe Hajdukut të Splitit.

Dashamiri i flaktë i sportit, Xhevdet Kastrati, ka dërguar një foto të asaj kohe në redaksinë tonë ‘Bota sot” dhe kujton me emocione at sfidë, të cilën e kishte fituar Hajduku me rezultat 3:2.

“Ishte një atmosferë drithëruese, ndërsa nuk harrohet ai moment kur kapiteni Fisnik Ademi përshëndetej para sfidës me Ivica Shurjakun e Hajdukut dhe shkëmbyen emblemat e klubeve”, tregon Kastrati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat