UEFA e publikon listën, kjo është renditja e Dritës dhe Prishtinës

Futboll

UEFA e publikon listën, kjo është renditja e Dritës dhe Prishtinës

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 14:30
UEFA e publikon listën, kjo është renditja e Dritës dhe Prishtinës

UEFA ka përditësuar pak më listën e klubeve më të mira në botë aktualisht.

Pas sukseseve të vazhdueshme në Evropë, Real Madridi vazhdon të jetë lider me koeficientin, 144 mijë euro.

Madrilenët janë të ndjekur nga Bayern Munich, me koeficientin, 127 mijë për secilën.

Në këtë ranglistë, bëjnë pjesë edhe klubet kosovare si dhe ato nga Shqipëria.

Kampioni aktual i Kosovës, Drita, mbanë pozitën më të lartë. Gjilanasit janë të renditur në vendin e 372-të, me koeficient 1500.

Kurse, Prishtina, lideri i sotëm i Superligës, renditet në vendin e 402-të me koeficient 1250.

Klubet nga Shqipëria si Luftëtari, Tirana, Teuta dhe Flamurtari renditen në vendin e 373-të, 376-të, 378-të dhe 379-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat