Milani për turp

Futboll

Milani për turp

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 14:31
Milani për turp

Milani vazhdon të zhgënjejë në Itali. Në ndeshjen e javës së 18-të, ekipi i Gatuzos nuk shkoi më shumë se një barazim 0;0, në transfertën ndaj Frozinones, vendit të parafundit në renditje.

Frosinone mund edhe të merrte 3 pikët, por VAR-i i anulloi një gol në minutën e 37-të të takimit. Kuqezinjtë ishin dominues me lojë, por në raste lanë për të dëshiruar, teksa Kutrone dhe Higuain nuk e vunë në ndonjë moment në rrezik serioz portierin kundërshtar.

Me këtë barazim, Milanin mbetet në vendin e pestë në renditje, me 28 pikë, por pret edhe ndeshjet e tjera në Serie A. Një tjetër hap fals, dhe Gatuzo gjendet akoma më pranë shkarkimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat