David Luiz refuzon ofertën e Chelseat për vazhdimin e kontratës

Futboll

David Luiz refuzon ofertën e Chelseat për vazhdimin e kontratës

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 14:41
David Luiz

Mbrojtësi brazilian nuk është pajtuar me kushtet që i ka ofruar klubi.

David Luiz nuk e ka pranuar ofertën e rinovimit të ofruar nga Chelsea, duke e konsideruar atë tepër të ulët krahasuar me pretendimet që ai ka.

Kontrata aktuale e lojtarit me ekipin londinez skadon në fund të stinorit dhe duket se largimi i tij nga Stamford Bridge po afron.

31-vjeçari u kthye te Blutë në vitin 2016, pasi mbylli aventurën te francezët e Paris Saint-Germain, ku ishte transferuar në 2014-ën pikërisht duke lënë Chelsean.

Për momentin nuk ka asnjë tregues për të ardhmen e mbrojtësit, por skuadrat pretendente për të marrë shërbimet e tij asnjëherë nuk kanë munguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat