Arsenali e dëshiron Keylor Navas

Futboll

Arsenali e dëshiron Keylor Navas

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 14:51
Keylor Navas

Klubi londinez është në kërkim të një portieri.

Arsenali po mendon që të marrë një portier të ri, pasi Petr Cech është drejt largimit. Portieri çek ka përfunduar në stol dhe drejtuesit po shohin mundësinë për të gjetur pasuesin e tij.

Mediat angleze kanë raportuar Topçinjtë kanë nisur të lëvizin dhe i kanë vënë syrin portierit të Real Madridit, Keylor Navas.

Pas transferimit të Thibaut Courtois, portieri nga Kosta Rika ka përfunduar në stol dhe tani po e mendon seriozisht largimin.

Thuhet se Arsenali është gati të paguajë plot 12 milionë euro në arkën e kampionëve të Evropës, por nuk duket shumë bindëse oferta ekonomike, pasi Reali vështirë se do të lëshojë portierin për një shifër kaq të ulët.

Mbetet për t’u parë nëse do të realizohet ky transferim, pasi edhe vetë portieri madrilen kërkon të largohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat